Amir-Abdollahian mbërriti në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131520-amir_abdollahian_mbërriti_në_moskë
Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti sot (e mërkurë) në Moskë, ku u prit nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse dhe nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 31, 2022 07:54 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian mbërriti në Moskë

Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti sot (e mërkurë) në Moskë, ku u prit nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse dhe nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe ai rus Sergei Lavrov është planifikuar të takohen sot në Moskë. Të martën, Hossein Amir-Abdollahian duke folur për udhëtimin e tij në Rusi, tha: "Palët perëndimore kanë kërkuar që Irani të luajë një rol në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi është përpjekja për të zgjidhur krizën në Ukrainë bazuar në kërkesën dhe propozimin e bërë nga Republika Islamike e Iranit". Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Iranit sqaroi se në axhendën e udhëtimit në Moskë janë edhe ndjekja e marrëdhënieve dypalëshe Teheran-Moskë dhe çështja e Afganistanit. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Iranit ka përcjellë dy herë në Rusi mesazhin e ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për ndaljen e konfliktit në Ukrainë dhe nisjen e negociatave mes Kievit dhe Moskës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bazuar ne ligjet ndërkombëtare.