Amir-Abdollahian: Në Moskë përcolla mesazhin e  njërit prej liderëve evropianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131540-amir_abdollahian_në_moskë_përcolla_mesazhin_e_njërit_prej_liderëve_evropianë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian gjatë vizitës së tij në Moskë tha se ai përcolli një mesazh në emër të "njërit prej liderëve evropianë" për Rusinë në lidhje me çështjen e Ukrainës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 31, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian: Në Moskë përcolla mesazhin e  njërit prej liderëve evropianë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian gjatë vizitës së tij në Moskë tha se ai përcolli një mesazh në emër të "njërit prej liderëve evropianë" për Rusinë në lidhje me çështjen e Ukrainës.

"Janë paraqitur disa ide drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Ne biseduam me ministrin e jashtëm rus  për dhënien fund të luftës dhe për çështjet humanitare," tha ai. Amir-Abdollahian i bëri komentet të mërkurën në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergej Lavrov në Moskë pas bisedimeve të tyre. Irani shpesh ka shprehur gatishmërinë e tij për të vepruar si një ndërmjetës i ndershëm në çdo bisedë që synon t'i japë fund konfliktit në Ukrainë. Diplomati i lartë iranian tha gjithashtu se çështja e uzinës bërthamore Zaporizhzhia dhe e të burgosurve të luftës u diskutuan mes dy palëve të mërkurën. Ai tha se Republika Islamike është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë në vendosjen e sigurisë në centralin bërthamor. Lavrov tha se Irani ishte i përgatitur për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia dhe zonat që e rrethojnë atë. Amir-Abdollahian tha se ai diskutoi gjithashtu me Lavrov statusin e marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare, ekonomike, transitore, mbrojtëse dhe të sigurisë të Iranit me Rusinë. "Ne jemi të kënaqur që marrëdhëniet e dy vendeve po përparojnë në drejtimin e duhur," tha zyrtari iranian. “Ne jemi të përgatitur për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik duke shfrytëzuar kapacitetet në dispozicion”, tha ai, duke shtuar se dy vendet kanë kapacitete të bollshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zyrtari iranian tha gjithashtu se një udhërrëfyes që harton rrugën e marrëdhënieve strategjike të dy vendeve do të zbatohet "në të ardhmen e afërt" pas ratifikimit nga parlamentet përkatëse. Sa i përket marrëveshjes bërthamore ministri i Jashtëm i Iranit tha: "Ne kemi marrë tekstin e fundit të palës amerikane dhe kolegët e mi po studiojnë përgjigjen me kujdesin dhe shpejtësinë e duhur", por megjithatë, pohoi se në lidhje me çështjen e garancisë, Teherani ka nevojë për "tekst më të fortë dhe garanci më të forta".