Kupa e Botës prezantohet në Kullën Milad në Teheran
Ceremonia prezantimit të Kupës së Botës u mbajt në sallën e konferencave të Kullës Milad në Teheran me praninë e figurave të njohura të futbollit iranian.
Kampionati Botëror i Futbollit Katar 2022 është Kupa e Botës e 22-të, e cila do të organizohet nga Katari nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 dhe ekipi kombëtar i futbollit i Iranit është në Grupin B me Anglinë, Amerikën dhe Uellsin. Kampionati Botëror i Futbollit është ngjarja sportive më e ndjekur në botë dhe mbahet çdo katër vjet për të përcaktuar kampionin botëror të futbollit. Sipas IRNA, turneu i prezantimit të Kupës së Botës, i cili filloi në maj në Dubai, është planifikuar të mbahet në 51 vende, duke përfshirë 31 vendet pjesëmarrëse në Kupën e Botës. Në vazhdim të këtij turneu, të enjten, Kupa e Botës e cila u ekspozua në Australi para Iranit, hyri në Teheran nga Sydney, kështu që kjo ngjarje u regjistrua për herë të parë në Iran. Prezantimi i Kupës së Botës në Teheran bëri që Kulla Milad të presë një numër të madh figurash të njohura të futbollit iranian nga breza të ndryshëm, nga lojtarët e Iranit në Botërorin e Argjentinës 1978, si Ebrahim Ghasempur dhe Hossein Farki, te yjet e kombëtares së vendit tonë në Botërorin e paharrueshëm 1998 në Francë, përfshirë Khodadad Azizi, Ahmadreza Abedzadeh, dhe Hamid Etili, si dhe Vahid Amiri, i cili pas pjesëmarrjes në Botërorin 2018, po përgatitet të marrë ojesë Katari 2022.