Takim trepalësh midis Iranit, Azerbajxhanit dhe Rusisë në Baku
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131594-takim_trepalësh_midis_iranit_azerbajxhanit_dhe_rusisë_në_baku
Ambasadori i Iranit në Baku tha: "Takimi trepalësh i Iranit, Azerbajxhanit dhe Rusisë do të mbahet në Baku javën e ardhshme".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 02, 2022 19:54 Europe/Tirane
  • Takim trepalësh midis Iranit, Azerbajxhanit dhe Rusisë në Baku

Ambasadori i Iranit në Baku tha: "Takimi trepalësh i Iranit, Azerbajxhanit dhe Rusisë do të mbahet në Baku javën e ardhshme".

Sipas IRNA, Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit, Sejed Abas Musavi, sot u takua dhe diskutoi me zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik me Iranin, Shahin Mustafayev. Në këtë takim, u diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe rritjen e saj prej 22% këtë vit, dhe u shkëmbyen mendime mbi projekte të përbashkëta, veçanërisht në fushën e transportit. Gjithashtu në këtë takim u bë e ditur se javën e ardhshme në Baku do të mbahet takimi trepalësh i Iranit, Republikës së Azerbajxhanit dhe Rusisë për korridoret rajonale të transportit, veçanërisht korridorin Veri-Jug dhe hekurudhën Rasht-Astara.