Irani denoncon vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131760-irani_denoncon_vendimin_e_qeverisë_shqiptare_për_të_ndërprerë_marrëdhëniet
Irani e ka denoncuar si "shkurtërpamës" vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, duke hedhur poshtë si "të pabaza" akuzat për orkestrimin e sulmit kibernetik të korrikut kundër Shqipërisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • Irani denoncon vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet

Irani e ka denoncuar si "shkurtërpamës" vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, duke hedhur poshtë si "të pabaza" akuzat për orkestrimin e sulmit kibernetik të korrikut kundër Shqipërisë.

Në një deklaratë të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani denoncoi si "të pamatur" dhe "me mungesë largpamësie" vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë lidhjet me Iranin dhe për të kthyer diplomatët iranianë. Ai gjithashtu i cilësoi akuzat e ngritura kundër Teheranit si "të pabaza" dhe "të paargumentuara", duke fajësuar "palët e treta". Gjithashtu, duke hedhur poshtë pretendimet e pabaza të qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit e cilësoi vendimin e për të ndërprerë marrëdhëniet politike me Teheranin bazuar në pretendime të tilla të pabaza si një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në nivelin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Të mërkurën, në përgjigje të veprimit anti-iranian të qeverisë shqiptare, Ministria e Jashtme e Iranit ka theksuar qëndrimet parimore të Republikës Islamike të Iranit në fushën e hapësirës kibernetike në forume shumëpalëshe dhe ndërkombëtare për të formuluar rregulla dhe ligje në këtë fushë. "Republika Islamike e Iranit si një nga vendet viktima të sulmeve kibernetike, refuzon dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si një mjet për të sulmuar infrastrukturat kritike të vendeve të tjera", thuhet në deklaratën e MPJ të Iranit. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke hedhur poshtë pretendimet e paprovuara ndaj Republikës Islamike të Iranit, theksohet se lloji i veprimit dhe roli i palëve të treta në paraqitjen e këtyre pretendimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit tregon ndikimin në këtë çështje të vendeve që mbështesin terrorizmin dhe destabilitetin.  Në këtë deklaratë, duke iu referuar lëvizjeve të organizuara mediatike dhe politike menjëherë pas shpalljes së vendimit të qeverisë së Shqipërisë, theksohet se nxjerrja e menjëhershme e deklaratës së qeverisë amerikane si dhe mirëpritja e këtij vendimi nga mediat sioniste tregon ekzistencën e një plani të para-projektuar për të krijuar një atmosferë politike kundër Republikës Islamike të Iranit. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar pritjes së një sekti famëkeq terrorist nga qeveria shqiptare, u shpreh keqardhja për ndikimin e Tiranës nga palët e treta dhe për vendimin e papërshtatshëm dhe të gabuar të marrë nga qeveria shqiptare.