Ebrahim Raisi nesër niset drejt Nju Jorkut
(last modified Sun, 18 Sep 2022 12:10:25 GMT )
Shtator 18, 2022 14:10 Europe/Tirane
  • Ebrahim Raisi nesër niset drejt Nju Jorkut

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nesër (e hënë) në mëngjes niset për në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, nesër në mëngjes (të hënën), do të niset drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë dhe të flasë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e interesave të kombit iranian dhenë kuadër të përpjekjeve për të realizuar " Rendin e drejtë ndërkombëtar përmes multilateralizmit ekonomik”.
Gjatë këtij udhëtimi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, përveç mbajtjes së fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të takohet dhe bisedojë edhe me një sërë krerësh të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim dhe do të ketë edhe takime të tjera shoqëruese.
Në ditët e fundit të javës së kaluar, Ebrahim Raisi ka zhvilluar një vizitë tre-ditore në qytetin e Samarkandit, Uzbekistan, në formën e pjesëmarrjes në samitin e 22-të të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, për të ndjekur krijimin e një rendi ndërkombëtar të drejtë përmes multilateralizmit ekonomik, dhe në këtë drejtim, në margjinat e këtij samiti, ai u takua dhe bisedoi me 10 krerë të vendeve të pranishme në samit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Indinë.

Tags