Filmi "Lufta e Tretë Botërore" përfaqëson Iranin në Oscar 2023
Shtator 19, 2022 15:31 Europe/Tirane
Filmi "Lufta e Tretë Botërore" me regji të Homan Sejedi u zgjedh për të përfaqësuar Iranin në Oscar 2023.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se filmi "Lufta e Tretë Botërore" me producent dhe regjisor Homan Sejedi u shfaq për herë të parë më 7 shtator 2022 në edicionin e 79-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Venecia të Italisë dhe fitoi dy çmime në kategorinë e horizontit, duke përfshirë çmimin e filmit më të mirë për Homan Sejedi dhe çmimin aktori më i mirë për Mohsen Tanabandeh.
Çmimet e Akademisë Oscars u jepen veprave më të mira të industrisë botërore të kinemasë.
Tags