Sportistja iraniane kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Kanotazhi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132152-sportistja_iraniane_kualifikohet_në_gjysmëfinale_të_kampionatit_botëror_të_kanotazhi
Sportistja iraniane fitoi vendin e parë në garën e kanotazhit tek femrat në peshë të lehtë të Kampionatit Botëror dhe kaloi në gjysmëfinalen A dhe B.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 20, 2022 15:59 Europe/Tirane
  • Sportistja iraniane kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Kanotazhi

Sportistja iraniane fitoi vendin e parë në garën e kanotazhit tek femrat në peshë të lehtë të Kampionatit Botëror dhe kaloi në gjysmëfinalen A dhe B.

Në këtë raund, Nazanin Melai u përball me kundërshtarë nga Sri Lanka, Gjermania, Anglia dhe Tunizia.

Në këtë grup ishte e pranishme përfaqësuesja e Gjermanisë, fituese e medaljes së artë të Kampionatit Botëror 2019, fituese e vendit të gjashtë në Kampionatin Evropian dhe fituese e medaljes së bronztë të Kupës së 3-të Botërore si dhe sportistja britanike, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 2019 dhe medalistja e artë e Botërorit të 1-rë dhe të tretë.

Në këtë garë, Melai zuri vendin e parë me kohën 7:40.91 minuta dhe kaloi në gjysmëfinalen A dhe B. Përfaqësueset e Tunizisë dhe Anglisë ishin në vendin e dytë dhe të tretë.

Nazanin Melai do të garojë në gjysmëfinale të enjten e ardhshme për të kaluar në finale.