Sportistja iraniane kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Kanotazhi
Sportistja iraniane fitoi vendin e parë në garën e kanotazhit tek femrat në peshë të lehtë të Kampionatit Botëror dhe kaloi në gjysmëfinalen A dhe B.
Në këtë raund, Nazanin Melai u përball me kundërshtarë nga Sri Lanka, Gjermania, Anglia dhe Tunizia.
Në këtë grup ishte e pranishme përfaqësuesja e Gjermanisë, fituese e medaljes së artë të Kampionatit Botëror 2019, fituese e vendit të gjashtë në Kampionatin Evropian dhe fituese e medaljes së bronztë të Kupës së 3-të Botërore si dhe sportistja britanike, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 2019 dhe medalistja e artë e Botërorit të 1-rë dhe të tretë.
Në këtë garë, Melai zuri vendin e parë me kohën 7:40.91 minuta dhe kaloi në gjysmëfinalen A dhe B. Përfaqësueset e Tunizisë dhe Anglisë ishin në vendin e dytë dhe të tretë.
Nazanin Melai do të garojë në gjysmëfinale të enjten e ardhshme për të kaluar në finale.