Shkatërrimi i një grupi terrorist në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132284-shkatërrimi_i_një_grupi_terrorist_në_veriperëndim_të_iranit
Komandanti i forcës kufitare të provincës së Azerbajxhanit Lindor (në veriperëndim të Iranit) deklaroi: "Me vigjilencën inteligjente dhe operacionale të forcave kufitare të regjimentit kufitar Khodaafarin, u identifikuan dhe u arrestuan anëtarët e një ekipi terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2022 13:44 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i një grupi terrorist në veriperëndim të Iranit

Komandanti i forcës kufitare të provincës së Azerbajxhanit Lindor (në veriperëndim të Iranit) deklaroi: "Me vigjilencën inteligjente dhe operacionale të forcave kufitare të regjimentit kufitar Khodaafarin, u identifikuan dhe u arrestuan anëtarët e një ekipi terrorist.

Sardar Muhamed Ahmadi, komandanti i forcave kufitare të provincës Azerbajxhani Lindor, duke shpjeguar detajet e këtij lajmi, tha: "2 anëtarë të ekipit terrorist që synonin të kryenin operacione sabotuese brenda në Iran u arrestuan dhe u kapën së bashku me sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake në kufirin Khodafarin".

Sardar Ahmadi shtoi: "Në këtë operacion u sekuestruan 2 automjete pasagjerësh dhe gjatë kontrollit të tyre u gjet një armë ushtarake snajper M16, një kallashnikov dhe një armë beli, katër granata dore, tre eksploziv dhe telekomandë dore me videokamera të avancuar për vrojtim gjatë natës".
Komandanti i rojes kufitare të provincës së Azerbajxhanit Lindor deklaroi se gjatë procesit të marrjes në pyetje teknike dhe të specializuar është konstatuar se këta persona kishin për qëllim të kryenin operacione destruktive dhe terrorist duke shfrytëzuuar situatën aktual në Iran.