Amir Abdullahian: Irani është serioz në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme
(last modified Sun, 25 Sep 2022 07:08:54 GMT )
Shtator 25, 2022 09:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Irani është serioz në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme

Në takimin me homologun e tij holandez, ministri i jashtëm i Iranit, duke përmendur iniciativat e Republikës Islamike të Iranit në negociatat për heqjen e sanksioneve, theksoi: Teherani është serioz për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Sipas IRNA, Husein Amir Abdullahian të shtunën në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u takua me ministrin e Jashtëm holandez Voepke Hoekstra me të cilin diskutoi gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe disa çështje me interes të përbashkët. Në këtë takim, Amir Abdullahian theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes tyre dhe shtoi: Marrëdhëniet ekonomike dypalëshe pritet të hasin rritje, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit të kompanive të bazuara në njohuri, bujqësi, port dhe turizëm. Ai gjithashtu shpjegoi qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me refugjatët afganë dhe theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së më shumë ndihmave humanitare për ta në prag të sezonit të ftohtë të dimrit. Ministri i Jashtëm holandez Voepke Hoekstra shprehu shpresën për arritjen e një marrëveshjeje në negociatat e Vjenës për të kapërcyer kufizimet e krijuara dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe njoftoi gatishmërinë e vendit të tij për të zhvilluar marrëdhëniet me Hollandën. Shkëmbimi i mendimeve për zhvillimet në Ukrainë dhe tregun e energjisë ishte një nga temat e tjera të bisedimeve mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Holandës. Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, i cili udhëtoi në Nju Jork me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara, ndodhet ende në këtë qytet për të vazhduar diplomacinë aktive të qeverisë iraniane në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.