Ministrat e jashtëm të Iranit dhe EBA takohen në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132384-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_eba_takohen_në_nju_jork
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u takuan në Nju Jork dhe biseduan për çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2022 13:50 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe EBA takohen në Nju Jork

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u takuan në Nju Jork dhe biseduan për çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahian dhe ministri i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zajed Ale Nahjan, në një takim gjatë margjinave të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, biseduan për çështje me interes të përbashkët mes të dy vendeve.

Në këtë takim, ministri i punëve të jashtme të Iranit shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të marrëdhënieve mes të dy vendeve që prej ardhjes në detyrë të Qeverisë së 13-të të Iranit dhe përshëndeti zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme.
Amir Abdullahian gjithashtu deklaroi gatishmërinë e Teheranit për zhvillimin e takimeve të komitetit të lartë për bashkëpunim të përbashkët. Shefi i diplomacisë së Iranit e informoi homologun e tij të EBA-ve për zhvillimet e fundit në lidhje me negociatat për heqjen e sanksioneve.
Sheik Abdullah bin Zajed Ale Nahjan, ministri i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, në këtë takim vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve historike dhe kulturore midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës Islamike të Iranit, në përgatitjen për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si si dhe mbajtjen e takimit të këshillit të biznesmenëve të dy vendeve dhe praninë e delegacioneve iraniane në takime e rajonale duke përfshirë edhe konferenca të energjive rinovuese që do të organizohen nga Abu Dhabi.
Në këtë takim palët diskutuan edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe për nismat politike në rajonin e Gjirit Persik.