Marshi mbarëkombëtar në Iran për të dënuar trazirat
Populli i Iranit Islamik demonstroi në të gjithë vendin për të dënuar trazirat dhe veprimet destruktive të ditëve të fundit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qytetarët e provincës së Kurdistanit mbajtën ceremonitë e zisë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe martirizimit të Imam Hasanit (a.s.) ndërsa në të njëjtën kohë gjatë këtyre ceremonive kanë dënuar ashpër çfarëdo lloj trazire dhe veprimeve destrukltive dhe ofenduese ndaj simboleve të shenjta islame. Banorët e qytetit Sanandaxh dënuan gjithashtu trazirat e fundit në vend dhe bënë thirrje për marrjen e masave të prera kundër autoreve të trazirave dhe veprimeve destruktive. Në ceremoninë e zisë për vdekjen e Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. kanë marrë pjesë edhe zyrtarë dhe autoritete të larta të provincës, përfshirë Ismail Zarei Kush.
Populli revolucionar shiit dhe sunit në Zahedan, kryeqendër e provincës Sistan dhe Baluçistan, u mblodh gjithashtu në sheshin "Imam Husejn (a.s)" të këtij qyteti dhe dënuan veprimet e fundit të dhunshme të disa elementëve destruktivë kundër normave me simbole fetare dhe islame.
Sot, edhe qytetarët e Teheranit gjithashtu organizojnë marshe protestuese me simbole fetare për të dënuar veprimet e fundit të dhunshme të disa elementëve destruktiv dhe shkelës të normave.
Një tubim i madh i popullit besimtar dhe revolucionar të Kumit sot (e diel) njëkohësisht me përvjetorin e vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe martirizimit të Imam Hasan Moxhtaba (a.s.), organizuan një tubimi të madh protestues dhe dënuan e trazirat të fundit dhe veprimeve të dhunshme kundër Kur'anit të shenjtë dhe simboleve të shenjta të Islamit.
Derisa një numër i madh i iranianëve janë prekur nga vdekja e Mehsa Amini dhe janë në pritje të shpalljes së rezultateve të hetimit mjeko-ligjor, disa tubime të paligjshme janë mbajtur në disa qytete, përfshirë Teheranin dhe janë shkaktuar dëme në pronën publike.