Sulmet e reja të Gardës Revolucionare ndaj grupit terrorist Komleh
(last modified Mon, 26 Sep 2022 13:11:26 GMT )
Shtator 26, 2022 15:11 Europe/Tirane
  • Sulmet e reja të Gardës Revolucionare ndaj grupit terrorist Komleh

Forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë nisur një raund të ri operacionesh kundër pozicioneve të grupeve terroriste në Kurdistanin e Irakut.

Më parë, dhe të shtunën, më 2 tetor, në përgjigje të veprimeve të fundit të grupeve terroriste me bazë në Irakun verior, forcat tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit kishin kryer sulme kundër bazave dhe vendstrehimeve të këtyre grupeve terroriste në Kurdistanin e Irakut.

Sipas Jam Jam Online, njësitë e bazës "Hamza Sejed Al-Shuheda" të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit rifilluan sot (e hënë) sulmet e tyre me artileri dhe dron mbi pozicionet e grupeve terroriste me bazë në Kurdistanin e Irakut.

Në këtë operacion, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit po godet pozicionet e grupeve terroriste duke përdorur njësi artilerie dhe dronë.

Në këto sulme, janë përdorur armë inteligjente dhe precize për të goditur bazat dhe qendrat e grumbullimit dhe trajnimit dhe të operacioneve të grupeve terroriste.