Islami: Mbikëqyrja e ANEA duhet të jetë e paanshme dhe profesionale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132452-islami_mbikëqyrja_e_anea_duhet_të_jetë_e_paanshme_dhe_profesionale
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të kryejë monitorimin e saj në mënyrë të paanshme, profesionale dhe të pavarur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 26, 2022 17:08 Europe/Tirane
  • Islami: Mbikëqyrja e ANEA duhet të jetë e paanshme dhe profesionale

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të kryejë monitorimin e saj në mënyrë të paanshme, profesionale dhe të pavarur.

Mbledhja e përgjithshme e 66-të vjetore e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike filloi në Vjenë të Austrisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare.

Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, po qëndron në Vjenë për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit do të takohet dhe do të bisedojë me Rafael Grossi, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, sot (e hënë) në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, deklaroi: "Irani pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për të ruajtur besueshmërinë e saj, të mos lejojë disa elementë të paraqesin akuza të vjetra ndaj Iranit 

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit shtoi: "Dosja e akuzave të rreme u mbyll në vitin 2015 dhe nuk duhet të lexohet më me pretekste të ndryshme".

Eslami duke thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike duhet të shmangë mbështetjen në informacione të pabaza nga burime jo të besueshme, theksoi: "Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim konstruktiv".