Islami: Mbikëqyrja e ANEA duhet të jetë e paanshme dhe profesionale
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të kryejë monitorimin e saj në mënyrë të paanshme, profesionale dhe të pavarur.
Mbledhja e përgjithshme e 66-të vjetore e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike filloi në Vjenë të Austrisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare.
Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, po qëndron në Vjenë për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit do të takohet dhe do të bisedojë me Rafael Grossi, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, sot (e hënë) në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, deklaroi: "Irani pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për të ruajtur besueshmërinë e saj, të mos lejojë disa elementë të paraqesin akuza të vjetra ndaj Iranit
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit shtoi: "Dosja e akuzave të rreme u mbyll në vitin 2015 dhe nuk duhet të lexohet më me pretekste të ndryshme".
Eslami duke thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike duhet të shmangë mbështetjen në informacione të pabaza nga burime jo të besueshme, theksoi: "Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim konstruktiv".