Muhamed Eslamit takohet dhe bisedon me drejtorin e përgjithshëm të ANEA
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit u takua dhe ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, i cili ndodhet në Vjenë për të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, u takua me Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të hënën mbrëma në të cilin të dy palët diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me interes të përbashkët.
Grossi më herët kishte deklaruar: "Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Iranin për të zgjidhur çështjet e mbetura".
Mbledhja e Përgjithshme e 66-të vjetore e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike filloi në Vjenë të Austrisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare.
Në një fjalim në mbledhjen e përgjithshme vjetore të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Irani pret që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të mos lejojë disa elementë të ngrenë akuza të vjetra kundër Iranit në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e saj".
Sipas Eslamit: "Dosja e akuzave të rreme është mbyllur në vitin 2015 dhe nuk duhet të lexohet më me pretekste të ndryshme".
Eslami, duke deklaruar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike duhet të shmangë mbështetjen në informacione të pabaza nga burime jo të besueshme, theksoi: "Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim konstruktiv".