Islami: Irani është i zotuar të respektojë masat mbrojtëse
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e zotuar t’i respektojë rregullat dhe masat e mbrojtjes”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, duke folur për takimet e tij në margjinat e mbledhjes së përgjithshme të 66-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, duke iu referuar takimit të tij me Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i ANEA, shtoi: "Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e konsideron veten të zotuar për respektimin e rregulloreve dhe masave mbrojtëse dhe ne jemi gjithashtu të përkushtuar ndaj traktatit NPT”.
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: “Irani krijon kushtet dhe rrethanat për bashkëpunim të vazhdueshëm me ANEA në lidhje me aktivitetet bërthamore dhe e bën atë në mënyrë qetësuese, dhe ANEA e ka pranuar vazhdimisht konfirmimin e kësaj çështjeje. Është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të heqim pengesat ekzistuese në rrugën e vendit për të avancuar planet e zhvillimit bazuar në dokumentin gjithëpërfshirës strategjik të industrisë bërthamore”.
Eslami duke folur edhe për bisedimet me delegacionin rus dhe Rosatom për projektet e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Rusisë si dhe bisedimeve me ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë, deklaroi: “U vendos që delegacioni hungarez të udhëtojë në Iran në të ardhmen dhe ne do të mund të planifikojmë bashkëpunime në përputhje me memorandumin madhor që u shkëmbye”.
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit theksoi: “Mbledhja e përgjithshme e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është në thelb një mundësi për të mbajtur takime midis ekspertëve dhe zyrtarëve në fushën bërthamore të vendeve të ndryshme. Këto takime ofrojnë gjithmonë mundësi për ndërveprim dhe dialog”.