9 Rabiul-Evvel, fillimi i Imamatit të shpëtimtarit të njerëzimit
(last modified Wed, 05 Oct 2022 18:50:17 GMT )
Tetor 05, 2022 20:50 Europe/Tirane
  • 9 Rabiul-Evvel, fillimi i Imamatit të shpëtimtarit të njerëzimit

Nesër (e enjte) 9 Rabiul Evvel 1444 hixhri shënon fillimin e imamatit të Hazretit Mehdi, imamit të dymbëdhjetë të myslimanëve shiitë të botës.

Pas martirizimit të Imam Hasan Askeri (a.s), Imami i 11-të i shiitëve të botës, më 8 Rebiul Evvel të vitit 260 hixhri, djali i tij Hazreti Mehdi (a.s.) trashëgoi Imamatin e myslimanëve. Lajmi për martirizimin e Imamit të 11-të u përhap në të gjithë qytetin e Samarras dhe njerëzit vajtuan për nder të tij. Hazreti Mehdi (a.s) pasi u fal mbi trupin e babait të tij të nderuar, me lejen e Zotit u fsheh nga sytë e njerëzve, dhe nga kjo kohë filloi periudha e parë e fshehjes së Hazretit Mehdi (a.s), e cila njihet si fshehja e vogël. Periudha e fshehjes së vogël të Hazretit Mehdi filloi në vitin 260 hixhri dhe vazhdoi deri në vitin 329 hixhri. Gjatë këtyre ditëve, Hazreti Mehdiu (a.s.) ishte në kontakt me njerëzit përmes të besuarve të tij të veçantë, derisa në vitin 329 hixhri nuk emëroi më përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe filloi mungesa e tij e gjatë. Të gjitha fetë hyjnore e konsiderojnë të ardhmen e njerëzimit si të ndritshme dhe të shoqëruar me paqe, qetësi, harmoni, siguri dhe plot me drejtësi, një e ardhme ku, me shfaqjen e shpëtimtarit të njerëzimit, sundimtarët shtypës e mashtrues do të shkatërrohen dhe drejtësia do të mbizotërojë. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë njerëzit liridashës të botës për fillimin e Imamatit të shpëtimtarit të botës.

 

Tags