Irani parlajmëron Bashkimin Evropian
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdullahian, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Joseph Borrell, zyrtar i politikës së jashtme të BE-së, të mërkurën.
Në këtë bisedë u shkëmbyen mendime për statusin e fundit të negociatave për anulimin e sanksioneve, marrëdhëniet dypalëshe me Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e fundit në Iran. Amir Abdullahian për zhvillimet e brendshme të Iranit tha: Në përputhje me ligjet tona të brendshme për të sqaruar situatën, po e ndjekim seriozisht çështjen e vdekjes së zonjës Mahsa Amini. Kërkesat paqësore i konsiderojmë si të drejtë të popullit dhe gjithmonë i kushtojmë vëmendje, por ne në përputhje me ligjin do të merremi me vendosmëri me rebelët dhe terroristët. Amir Abdullahian paralajmëroi se: Nëse Bashkimi Evropian ndërmerr një veprim të nxituar politik bazuar në akuza të pabaza dhe me qëllim që të inkurajojë rebelët dhe terroristët që kanë shënjestruar jetën dhe pronën e popullit iranian, ne do të reagojmë. Borrell në këtë bisedë telefonike tha se pranon që trazirat dhe terrorizmi janë çështje të ndryshme nga protestat paqësore të cilave duhet t'u përgjigjemi në mënyrë të duhur. Ne nuk synojmë të krijojmë probleme në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Republikës Islamike të Iranit. Pavarësisht këtij qëndrimi, të enjten Joseph Borrell bëri deklarata të reja, të ndryshme nga qëndrimi i tij i mëparshëm. Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha se ky union po shqyrton aplikimin e sanksioneve të reja kundër Iranit me pretekstin e asaj që ai e quajti "shtypje e protestave dhe arrestime". Ai tha se ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e tyre të ardhshëm do të marrin vendim për vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Iranit. Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna të martën tha se vendi i saj po kërkon të ngrijë asetet dhe ndalimin e udhëtimit të një numri zyrtarësh iranianë në Bashkimin Evropian. Duket se Bashkimi Evropian ka vendosur të luajë në oborrin e Uashingtonit në fushën e trajtimit të trazirave dhe vandalizmave të fundit në Iran, të cilat kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist. Në këtë drejtim, ashtu sic merren me Rusinë, në vend që të mendojnë për interesat e tyre, evropianët në mënyrë që të fitojnë kënaqësinë e Shteteve të Bashkuara po përpiqen të mbajnë qëndrime kundër Republikës Islamike të Iranit, përfshirë këtu edhe në fushën e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit. Është interesante se të hënën, më 3 tetor, presidenti amerikan Joe Biden, në një deklaratë në mbështetje të trazirave të fundit në Iran, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër zyrtarëve iranianë, për të cilët Uashingtoni pretendon se janë të përfshirë në gjoja "dhunën kundër protestuesve". Në këtë mënyrë edhe Evropa ashtu si Shtetet e Bashkuara, planifikon të hyjë sërish në fushën e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit. Kjo, pa e kuptuar se në dekadat e fundit, mjeti i sanksioneve është përdorur shumë herë nga Perëndimi kundër Iranit dhe ka humbur efektivitetin e tij. Përveç kësaj, ndjekja verbërisht e Amerikës do të ketë sigurisht shumë pasoja negative për evropianët. “Ali Bagheri”, zëvendës politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, thotë: Evropianët, pavarësisht se kanë kontrata afatgjata me palët iraniane, vetëm për shkak të presionit amerikan, ata kanë preferuar interesat e Shteteve të Bashkuara mbi interesat evropiane dhe kanë shkelur interesat e tyre dhe marrëdhëniet e tyre ekonomike me Iranin të cilat janë reduktuar shumë. Mirëpo Irani nuk do të qëndrojë duarkryq dhe do të ndjekë interesat e tij në çdo mënyrë që të mundet. Ministri i jashtëm të Iranit drejtuar Bashkimit Evropian ka paralajmëruar seriozisht rreth asaj se masat negative kundër Iranit, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve serioze, mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet e Teheranit me Brukselin dhe si rrjedhim, nëse evropianët duan vërtet të përmirësojnë marrëdhëniet me Teheranin, ata bazuar në interesa të ndërsjella duhet të braktisin politikën e ndjekjes së Shteteve të Bashkuara dhe të vendosin marrëdhënie konstruktive me Iranin.