Mukhber: Irani dhe Rusia nuk kanë nevojë për valutë të huaj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132950-mukhber_irani_dhe_rusia_nuk_kanë_nevojë_për_valutë_të_huaj
Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në një takim me krerët e rajoneve ruse tha: Dy vendet në shkëmbimet tregtare mund të përdorin monedhën e tyre kombëtare në vend që të përdorin valutë të huaj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2022 06:18 Europe/Tirane
  • Mukhber: Irani dhe Rusia nuk kanë nevojë për valutë të huaj

Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në një takim me krerët e rajoneve ruse tha: Dy vendet në shkëmbimet tregtare mund të përdorin monedhën e tyre kombëtare në vend që të përdorin valutë të huaj.

Si dy fqinjë, Republika Islamike e Iranit dhe Rusia ndajnë interesa strategjike në fusha të ndryshme, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, të tilla si përballja me njëanshmërinë e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo ka qenë një nga faktorët kryesorë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy palëve në vitet e fundit. Në këtë drejtim, Muhamed Mukhber, nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, në krze të një delegacioni të rangut të lartë politiko-ekonomik, të mërkurën mbërriti në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në forumin e dytë ekonomik të vendeve kufizuese me Detin Kaspik, ku është planifikuar të ketë një takim me zyrtarët rusë. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Muhamed Mukhber, zëvendëspresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në mbrëmje në margjinat e Forumit të dytë Ekonomik të Kaspikut, në një takim me guvernatorët dhe krerët e rajoneve ruse, kapacitetet e këtyre rajone i vlerësoi si të dobishme dhe konstruktive në përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit dhe shtoi: Raporti i krerëve të këtyre rajoneve të Rusisë tregojnë se zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ka prosperitet të madh. Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit u kërkoi guvernatorëve dhe krerëve të rajoneve ruse që të sigurojnë bazën për zhvillimin e bashkëpunimit me provincat e Iranit sipas kapaciteteve dhe avantazheve të tyre dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare me këto provinca që kanë kapacitete të larta. Mukhberi theksoi zgjerimin e eksportit dhe importit ndërmjet Teheranit dhe Moskës dhe tha: Irani dhe Rusia janë dy vende miqësore dhe fqinje dhe ata në transaksionet tregtare mund të përdorin monedhën e tyre kombëtare në vend që të përdorin valutë të huaj dhe në këtë rast nëse rritet kërkesa për monedhën kombëtare, ajo do të rrisë vlerën e saj. Në Moskë u mbajt forumi i dytë ekonomik i vendeve që kufizojnë Detin Kaspik me praninë e zëvendëspresidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrave të katër vendeve bregdetare të Kazakistanit, Turkmenistanit, Azerbajxhanit dhe Rusisë.