Theksohet nevoja për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Bullgarisë
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Bullgarisë, duke përkujtuar 125-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Bullgarisë, atë e vlerësuan si një mundësi të përshtatshme për të rishikuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme.
Sipas IRNA, Hossein Amir Abdullahian të martën në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm bullgar Nikolai Milkov diskutoim për marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë bisëdë telefonike, palët, duke iu referuar marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, theksuan përkujtimin e 125-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Bullgarisë dhe e vlerësuan si një mundësi të përshtatshme për rishikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve përmendën fusha të ndryshme të bashkëpunimit aktual dhe potencial ekonomik mes dy vendeve dhe shprehën shpresën për mbajtjen e takimit të 20-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik midis Iranit dhe Bullgarisë në të ardhmen e afërt. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm bullgar Milkov shprehu shpresën për kthimin e të gjitha palëve në JCPOA, duke përshëndetur disa nga idetë e paraqitura. Duke iu referuar anëtarësimit të vendit të tij në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ai theksoi gjithashtu përkushtimin e Bullgarisë për të luajtur një rol të drejtë dhe të ndershëm në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe për të mbështetur të drejtat e vendeve në këtë organizëm.