Festimi i ditëlindjes së Profetit në rajone të ndryshme të Iranit
(last modified Fri, 14 Oct 2022 17:53:36 GMT )
Tetor 14, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Festimi i ditëlindjes së Profetit në rajone të ndryshme të Iranit

Festa e ditëlindjes me bekim të Hazretit Muhamed Mustafa (savs) dhe imam Xhafer Sadikut (a.s.) u mbajt me madhështi në rajone të ndryshme të Iranit.

Sot (e premte), 17 Rabi El-Evel, 1444 hixhri, që përkon me 14 tetor 2022, është përvjetori i lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (savs), profeti i dashur i Islamit dhe ditëlindja e bekuar e yllit të 6-të të ndritshëm të Imamatit Imam Xhafer Sadikut (a.s.). Festimi madhështor i lindjes së Profetit të Mëshirës u mbajt të premten në mbrëmje dhe në të njëjtën kohë me përvjetorin e lindjes së Hazretit Muhamed Mustafës (a.s.) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s.), në rajone të ndryshme të Iranit Islamik dhe në sheshin Valiasr në Teheran u organizua një ceremoni madhështore me praninë e njerëzve të ndryshëm. Sipas IRNA, në festën madhështore të lindjes së Profetit të mëshirshëm, e cila u mbajt në Teheran me rastin e javës së unitetit dhe lindjes së Profetit të Shenjtë (a.s.), me praninë e gjerë të popullit dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.), bashkia Teheranit organizoi një pritje madhështore për të pranishmit. Gjithashtu, në një ekspozitë me në qendër dashamirsinë dhe hixhabin, u shpërndanë programe për fëmijë dhe familje, flamuj dhe balona, ​​si dhe punime artizanale për fëmijë, të cilat krijuan një atmosferë të gëzuar për familjet. Një sërë qytetarësh shpërndanë ëmbëlsira dhe çokollata mes të pranishmëve.