Gjeneralmajor Selami: Amerika është menaxhuesja e trazirave të fundit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133410-gjeneralmajor_selami_amerika_është_menaxhuesja_e_trazirave_të_fundit
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar trazirave të fundit në Iran, tha se menaxhimi i këtyre trazirave është bërë nga SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 16, 2022 04:46 Europe/Tirane
  • Gjeneralmajor Selami: Amerika është menaxhuesja e trazirave të fundit

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar trazirave të fundit në Iran, tha se menaxhimi i këtyre trazirave është bërë nga SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneralmajor Hossein Selami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare, deklaroi se Perëndimi që nga fitorja e Revolucionit Islamik ka pësuar dështime të turpshme nga sistemi i Republikës Islamike të Iranit dhe po kërkon ta kompensojë këtë. Gjeneralmajor Selami theksoi se në ngjarjet e fundit armiqtë e Iranit kanë gjetur një fushë të re për të sulmuar dhe menaxhimi i trazirave të fundit është bërë nga Shtetet e Bashkuara.  Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së theksoi se objektivi i armiqve është brezi i ri, veçanërisht studentët dhe tha: Armiqtë kanë zbatuar shumë taktika për të dobësuar sistemin e Republikës Islamike dhe e fundit është mashtrimi i rinisë, plan ky që do të dështojë. Trazirat e fundit në Iran me pretekstin e vdekjes së Mahsa Amini, bënë që edhe një herë armiqtë e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ta përdorin atë si një mundësi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe për të nxitur më shumë trazira.