Publikohen detaje rreth incidentit të zjarrit në burgun Evin të Teheranit
(last modified Sun, 16 Oct 2022 13:10:29 GMT )
Tetor 16, 2022 15:10 Europe/Tirane
  • Publikohen detaje rreth incidentit të zjarrit në burgun Evin të Teheranit

Konflikti dhe grindjet fizike që kishin shpërthyer mes të burgosurve për çështje financiare dhe të burgosurve për vjedhja në burgut Evin të Teheranit, përfunduan me ndërhyrjen e forcave të mbajtjes së rendit të këtij burgu.

Zyra për informim e sistemit gjyqësor të Iranit njoftoi se të shtunën në mbrëmje pas një konflikti dhe grindje fizike mes disa të burgosurve të dënuar për krime financiare dhe të burgosurve për vjedhje, shpërtheu një zjarr në një punëtori sipërmarrjeje të burgut Evin në Teheran.
Menjëherë pasi ka ndodhur kjo grindje fizike dhe ka marrë flakë punishtja e rrobaqepësisë së të burgosurve për krime financiare dhe të burgosurve për vjedhje, forcat e mbajtjes së rendit të burgut kanë ndërmarrë masa për të kontrolluar konfliktin dhe ekipi i zjarrfikësve të vendosur në burg ka nisur menjëherë operacionin e shuarjes së zjarrit dhe zjarri është vënë nën kontroll.
Sipas këtij raporti, të burgosurit e repartit 6 dhe 7, që janë reparte të hajdutëve dhe i të dënuarve për krime financiare, kishin filluar një përleshje fizike me njëri-tjetrin, por për faktin se një numër i konsiderueshëm i këtyre të burgosurve ishin duke u përleshur me njëri-tjetrin, përgjegjësit e sigurisë së repartit menjëherë kanë ndërmarrë masa për të shpërndarë të burgosurit. Në të njëjtën kohë, disa të burgosur duke shfrytëzuar situatën e krijuar, i vunë flakën magazinës së rrobave.
Sipas një zyrtari, asnjë i burgosur sigurie nuk është përfshirë në konfliktin mes të burgosurve të Evinit dhe në fakt reparti që lidhet me të burgosurit e sigurisë është i ndarë nga repartet e hajdutëve dhe të dënuarve financiarë.
Ali Salehi, prokurori i Teheranit, deklaroi se konflikti në burgun "Evin" nuk ka asnjë lidhje me trazirat e fundit në disa qytete të Iranit dhe tha: "Reparti që lidhet me të burgosurit e sigurisë është i ndarë nga repartet për hajdutët dhe të dënuarit financiarë ku shpërtheu zjarri dhe përleshja fizike".

Pas zjarrit në burgun e Evinit mbrëmë dhe kur familjarët e të burgosurve ishin të shqetësuar për shëndetin e të dashurve të tyre, autoritetet e burgut krijuan mundësitë e nevojshme që të burgosurit të telefononin familjet e tyre gjatë natës.
Ky vendim solli krijimin e radhëve për kontaktimin e familjeve në burgun e Evinit në mesnatën e mbrëmshme, të cilat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit dhe sot sipas rutinës së zakonshme mundësohet kontakti i të burgosurve edhe jashtë burgut.
Aktualisht rrethanat në burgun e Evinit janë krejtësisht normale dhe punët e përditshme të burgut po zhvillohen si zakonisht.

Tags