Kanani: Irani i përgjigjet në mënyrë reciproke sjelljes ndërhyrëse të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133504-kanani_irani_i_përgjigjet_në_mënyrë_reciproke_sjelljes_ndërhyrëse_të_evropës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke kritikuar qëndrimet e dyfishta dhe hipokrite të Perëndimit në lidhje me trazirat në Evropë dhe Iran, deklaroi se Irani i përgjigjet në mënyrë reciproke sjelljes ndërhyrëse të Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2022 13:47 Europe/Tirane
  • Kanani: Irani i përgjigjet në mënyrë reciproke sjelljes ndërhyrëse të Evropës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke kritikuar qëndrimet e dyfishta dhe hipokrite të Perëndimit në lidhje me trazirat në Evropë dhe Iran, deklaroi se Irani i përgjigjet në mënyrë reciproke sjelljes ndërhyrëse të Evropës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani, në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e autoriteteve franceze dhe llojin e sjelljes dhe qëndrimeve që ato kanë marrë në lidhje me zhvillimet e brendshme të Iranit dhe qasjen e tyre ndaj zhvillimeve dhe protestave të brendshme në Francë dhe grevat e fundit të punëtorëve në këtë vend, deklaroi: "Nëse ndodhin trazira në Iran, është mirë dhe nuk duhet të merren masa për t'u përballur me ato, por nëse trazirat ndodhin në Evropë, është një gjë e keqe dhe duhet të merren masa për t'u përballur me ato!".

Kanani theksoi: "Më parë në fjalorin e politikanëve evropiane terrorizmi ndahej në terrorizëm të mirë dhe të keq, ndërsa në rrethanat e reja vërehet një ndarje e re në fjalorin politik dhe sjelljen politike të Perëndimit dhe kjo ndarje është se ekzistojnë trazira të mira dhe ekzistojnë trazira të këqij!".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se shumica e vendeve që janë në ballë të sulmeve ndaj Iranit në çështjen e të drejtave të njeriut, kanë kryer shumë krime kundër kombit iranian, përfshirë vendosjen e sanksioneve, madje edhe të sanksioneve ndaj medikamenteve, ndërkohë që në vendet e tyre strehojnë grupe të cilat më parë kanë qenë në listën e tyre terroriste.
Duke theksuar se gjykimi u takon atyre që ndjekin zhvillimet dhe shohin sjelljen e dyfishtë dhe hipokrite të Perëndimit, Naser Kanani tha se Republika Islamike e Iranit u bënë thirrje të gjitha vendeve të cilat ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera, përfshirë edhe Iranin, të kthehen në racionalizëm.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu në përgjigje të pyetjes se a i konsideron Irani të përfunduara negociatat për heqjen e sanksioneve?, deklaroi: "Negociatat për heqjen e sanksioneve nuk janë hequr nga agjenda e Iranit dhe se ka baza për ringjalljen e marrëveshjes dhe kthimin e të gjitha palëve në zbatimin e zotimeve të tyre, por Irani nuk do të qëndrojë në pritje të marrëveshjen".