Paralajmërimi i IRGC-së ndaj mediave që nxitin trazira në Iran
Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të hënën (17 tetor) aludoi për veprimet anti-iraniane të mediave të njohura si të lidhura dhe të financuara nga sauditët.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në një stërvitje ushtarake të forcave tokësore të IRGC-së në Iranin veriperëndimor, gjeneralmajor Husein Salami paralajmëroi sundimtarët sauditë që të jenë të kujdesshëm ndaj veprimeve të tyre dhe të kontrollojnë mediat e tyre, përndryshe pasojat e gabimeve të tyre do të bien mbi ta. “Shtetet e Bashkuara, të cilat i lejojnë vetes të ndërhyjnë drejtpërdrejt në punët e brendshme të vendit tonë, janë origjina e të gjitha kufizimeve të vendosura ndaj kombit tonë përsa i përket ilaçeve dhe ushqimit, dhe kjo ndërkohë që i kanë shtyrë vendet e tjera të botës të na ndëshkojnë, tha Komandanti i Përgjithshëm i IRGC duke shtuar se poshtërimi i popullit tonë është ajo që Shtetet e Bashkuara e kanë dashur gjithmonë. “Edhe sot, me arrogancën e tyre, ata bëjnë gjithçka që historia të përsëritet; duke neglizhuar faktin që prania e popullit tonë dhe vigjilenca e brezit tonë të ri i shkatërroi planet e tyre”, shtoi gjeneralmajor Salami, duke theksuar se ne kemi dalë gjithmonë më të fortë se kurrë pas çdo situate kritike dhe “populli iranian edhe këtë herë më shumë se kurrë do të tregohet, pa asnjë dyshim, më i bashkuar dhe më i vendosur në mbrojtjen e vlerave të tij”. Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pohoi se "RII nuk do të hezitojë të veprojë për të mbrojtur interesat e saj rajonale, në rastin më të vogël që synon t'i rrezikojë ato". Salami gjithashtu theksoi se respektimi i sovranitetit të vendeve të rajonit përbën vijën e kuqe të RII. Gjeneralmajor Salami vazhdoi fjalën e tij me një rekomandim të rëndësishëm për vendet e rajonit: “U kërkojmë të gjithëve që të zgjedhin dialogun për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Regjimi sionist është burim pasigurie kudo që hyn. Izraeli ka depërtuar në disa vende fqinje në jug, perëndim dhe veri të vendit tonë. Këto vende mund të mendojnë se kjo nuk përbën kërcënim për sigurinë, ndërsa krijimi i pasigurisë është në natyrën e Izraelit. Ne u rekomandojmë vendeve fqinje që të mos lejojnë Izraelin të hyjë në territoret myslimane, sepse izraelitët kërkojnë vetëm të përhapin pasiguri atje." Në fund, Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së paralajmëroi regjimin saudit në këto terma: “Regjimit Al-Saud, agjencive që përhapin gënjeshtra, mediave që vetëm nxisin urrejtje e keqdashje duke u përpjekur të mashtrojnë brezin e ri, dua t'u them: kini kujdes se çfarë po bëni! Kontrolloni këto media, përndryshe do t'i vuani vetë pasojat. Merreni këtë fjalë si një paralajmërim. Ju u përpoqët të ndërhyni në punët tona të brendshme përmes këtyre mediave, por dijeni që jeni të pambrojtur. Ju këshillojmë të jeni të kujdesshëm." Paralajmërimet e Salamit erdhën pasi mediat e sponsorizuara nga Arabia Saudite kanë rritur retorikën e tyre kundër Iranit mes protestave të fundit dhe trazirave vdekjeprurëse në vend pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. Disa elementë ekstremistë prishën protestat dhe nxitën dhunën kundër forcave të sigurisë. Mediat e mbështetura nga perëndimi kanë inkurajuar gjithashtu dhunën. Irani thotë se nuk do të lejojë ndërhyrje në punët e tij të brendshme. Trazirat e dhunshme të mbështetura nga jashtë kanë marrë gjithashtu dhjetëra jetë si nga forcat e sigurisë, ashtu edhe nga njerëzit e zakonshëm, ndërsa media perëndimore dhe rrjetet e lajmeve në gjuhën perse vazhdojnë të nxitin dhe provokojnë trazira në Iran.