Presidenti i Iranit: Armiku dëshiron të grabisë talentet e vendit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133542-presidenti_i_iranit_armiku_dëshiron_të_grabisë_talentet_e_vendit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se elitat janë forcat lëvizëse të vendit dhe armiku po përpiqet t'i grabisë këto talente.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2022 12:27 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Armiku dëshiron të grabisë talentet e vendit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se elitat janë forcat lëvizëse të vendit dhe armiku po përpiqet t'i grabisë këto talente.

Sajed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në konferencën e 12-të të elitave shkencore, deklaroi se sot ekziston një vullnet serioz për t'i kushtuar vëmendje këndvështrimit të elitave shkencore në qeveri për të sjellë ndryshime në administratën e vendit, duke shtuar se pikëpamja reformiste që elita shkencore kanë më shumë se të tjerët, është një bazë shumë e mirë për realizimin e idesë së qeverisë për të kryer transformime në fusha shkencore dhe veçanërisht në fusha funksionale.
Ebrahim Raisi tha se ideja e Fondacionit Kombëtar të Elitës Shkencore është prezantuar nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit dhe në vijim të mendimit të tij është formuar ky fondacion dhe janë ndërmarrë hapa për identifikimin e elitave dhe për mbështetjen e tyre, por duhet të bëhen hapa të rinj dhe më të mëdhenj duke përdorur përvojat dhe kapacitetet ekzistuese dhe të identifikojë se në çfarë fushe gjendet elita shkencore dhe çfarë janë elitat.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e vlerësoi shumë të rëndësishëm rolin e prindërve, mësuesve dhe profesorëve në fushën e kultivimit të elitave dhe tha se universitetet dhe institucionet arsimore kanë një rol efektiv në këtë fushë.

Z. Ebrahim Raisi shtoi: "Universiteti lider përpiqet të jetë simbol dhe të manifestojë inovacionet dhe shpikjet e shkencës. Në një situatë të tillë universiteti mund të përcaktojë sistemin e problemeve të vendit në këtë drejtim dhe t'i japë zgjidhje, ndërsa universiteti që është vetëm ndjekës, shikon se çfarë duan të tjerët dhe ai nuk shikon në aftësitë e tij të brendshme. Nuk ekziston kufi për përdorimin e shkencës dhe dijes dhe elitat duhet të jenë të pavarura. Elita shkencore dëshiron të mendojë e pavarur dhe të jetë novatore dhe të shohë nevojat e popullit të vet, në mënyrë që rezultati i elitës shkencore mund të përdoret për të zgjidhur problemet e vendit".