Gatishmëria e Iranit për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Evropë
(last modified Wed, 19 Oct 2022 18:56:02 GMT )
Tetor 19, 2022 20:56 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e Iranit për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Evropë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: "Irani është i gatshëm të përdorë të gjithë kapacitetin e tij të gjerë, përfshirë në fushën diplomatike, për t'i dhënë fund luftës në Evropë".

Sipas IRNA-s, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi të mërkurën, në përgjigje të telefonatës së presidentit polak Andrzej Duda, i konsideroi marrëdhëniet e Iranit me të dyja palët e përfshira në luftën në Evropë si historike dhe gjithëpërfshirëse dhe hodhi poshtë disa pretendime të padokumentara për qëndrimet e Iranit, duke i konsideroi ato si rezultat të politikave të njëanshme të vendeve perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, kundër Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi: Qëndrimi i prerë i Iranit që nga fillimi i luftës në Evropë ka qenë kundërshtimi i konfliktit dhe i luftës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar luftës 8-vjeçare dhe shkatërruese që i është imponuar Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete evropiane nëpërmjet Sadamit, theksoi: Asnjë vend nuk ka motiv për ta kundërshtuar luftën aq shumë sa Irani. Prandaj, Republika Islamike e Iranit është e gatshme të përdorë të gjitha kapacitetet e saj të gjera, përfshirë në fushën diplomatike, për t'i dhënë fund luftës në Evropë. Raisi e përshkroi pritjen e refugjatëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Irani si një nga pikat kryesore në marrëdhëniet midis dy kombeve që tregon vizionin dhe strategjinë e kombit iranian në qëndrimin pranë të shtypurve dhe theksoi: Në situatën aktuale, si Teherani ashtu edhe Varshava duhet të kërkojnë të përmirësojnë nivelin e ndërveprimeve duke ofruar zgjidhje të përshtatshme ekonomike dhe tregtare. Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar historisë së gjatë të marrëdhënieve miqësore të vendit të tij me Iranin, e konsideroi mikpritjen e popullit iranian ndaj refugjatëve polakë të Luftës së Dytë Botërore si një shenjë të thellësisë së miqësisë mes dy kombeve dhe vendeve, dhe vuri në dukje se Polonia vlerëson gjithmonë mirësinë dhe bujarinë e popullit iranian dhe është dhe do të jetë gjithmonë mirënjohëse. Duke theksuar se Republika Islamike e Iranit ka kërkuar gjithmonë zgjerimin dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në botë, Presidenti i Polonisë bëri thirrje për përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve në arenën dypalëshe dhe ndërkombëtare.

 

Tags