Reagimi i Iranit ndaj pretendimit për dërgimin e dronëve iranianë në Rusi
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha: Planifikimi politik dhe përhapja e informacioneve mashtruese kundër Iranit nuk do të ketë sukses.
Sipas IRNA; Amir Saeed Irvani, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, pas takimit me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit lidhur me pretendimin si Irani ka dërguar ndihma me dron në Rusi, tha se Irani e kundërshtoi me vendosmëri pretendimin për dërgimin e dronëve në Rusi për përdorim në luftën e Ukrainës. Irvani lidhur me këtë në konferencën për media ka theksuar: Planifikimi politik dhe përhapja e informacionit mashtrues kundër Iranit nuk do të ketë sukses. Sipas raportit të kanalit televiziv Rusia Today, Dmitry Polyansky, Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, pas takimit me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit në lidhje me pretendimin për ndihmën e Iranit me dron për Rusinë tha: Nëse Kombet e Bashkuara dërgojnë inspektorë për të hetuar dronët rusë të përdorur në Ukrainë, ne do të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me këtë organizatë. Këshilli i Sigurimit nuk ka fuqinë dhe autoritetin për të hetuar pretendimin për ndihmën e Iranit me dron për Rusinë. Ai shtoi: Pretendimi i vendeve perëndimore për transferimin e dronëve iranianë në Rusi është një gënjeshtër mashtruese. Asnjë dokument nuk i është ofruar Këshillit të Sigurimit për të konfirmuar këtë pretendim. Akuza për ndihmën e Iranit për Rusinë me dron komplikon mundësinë e rigjallërimit të marrëveshjes bërthamore.