Irani shpallet kampion i shpresave të botës në garat e mundjes
(last modified Thu, 20 Oct 2022 05:58:13 GMT )
Tetor 20, 2022 07:58 Europe/Tirane
  • Irani shpallet kampion i shpresave të botës në garat e mundjes

Skuadra iraniane fitoi 3 medalje ari dhe 3 bronzi dhe u shpall kampione e garës botërore të mundjes nën moshën 23 vjeç.

Sipas IRNA, kampionati botëror i mundjes nën 23 vjeç, i cili filloi të hënën e kaluar në Spanjë, përfundoi mbrëmjen e së mërkurës me finalet dhe renditjen e 5 peshave të dyta. Irani u rendit i pari në botë me tre medalje ari për Poya Dadmarz në 55 kg, Iman Mohammadi në 63 kg dhe Seyed Danyal Sohrabi në 67 kg dhe tre medalje bronzi për Amir Abdi në 72 kg, Ali Akbar Yousefi në 130 kg dhe Ali Abedi Darzi në 97 kg.  Në klasifikimin ekipor, Irani fitoi kampionatin me 138 pikë, ndërsa skuadrat e Gjeorgjisë dhe Turqisë u renditën të dytat dhe të tretat me përkatësisht 101 dhe 93 pikë.