Në jug të Iranit hapet qendra ndërkombëtare për kontrollin e sigurisë detare
Qendra ndërkombëtare për kontrollin e sigurisë detare në pjesën veriore të Oqeanit Indian është hapur në zonën e tretë të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se qendra për kontrollin e sigurisë detare në pjesën veriore të Oqeanit Indian është hapur në zonën e tretë të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në prani të admiral Shahram Irani, komandantit të forcave detare të ushtrisë së Iranit si dhe komandantë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të IONES dhe atasheut ushtarak të pranishëm në Iran.
Admiral Shahram Irani duke thënë se forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit për periudhën e dytë me radhë kanë marrë përgjegjësinë e drejtimit të grupit punues të sigurisë së IONES dhe kanë bërë të gjitha përpjekjet për ngritjen e nivelit të këtij simpoziumi rajonal, deklaroi: "Mundësia e krijuar për të pasur qasje në dete dhe përfitimi nga kjo mundësi e madhe, në realitet ka krijuar mundësitë për zhvillim dhe progres në aspekte të ndryshme për të gjitha palët dhe shfrytëzimi i drejtë i kësaj mundësie, ka nevojë për siguri, profesionalizëm dhe natyrisht partneritet dhe bashkëpunim. Asnjë vend në mënyrë të vetme nuk mund të garantojë sigurinë e duhur në këtë rajon të gjerë ujor dhe në epokën e informacionit ekziston nevoja për ekzistencën e qendrave dhe për grumbullimin, klasifikimin, ndarjen e prioriteteve dhe natyrisht për shpërndarjen e informacioneve. Prandaj, forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit kanë vendosur që me bashkëpunimin dhe partneritetin e të gjitha organeve ushtarake dhe shtetërore përkatëse me detin dhe sigurinë e tij, të themelojnë dhe hapin këtë qendër të rëndësishme".