Fundi i thashethemeve për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës
Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe në këtë mbledhje as nuk është ngritur çështja e përjashtimit të Iranit nga Botërori.
Ditët e fundit disa media të huaja kishin ngritur çështjen e përjashtimit të Iranit nga Botërori 2022 në Katar dhe njoftuan se kjo çështje do të shqyrtohet të shtunën nga Komiteti Teknik i FIFA-s në Auckland të Zelandës së Re. Në raportin e saj të fundit, revista Marca njoftoi se mbledhja e komitetit teknik të FIFA-s u mbajt në një situatë ku as nuk u diskutua për përjashtimin e Iranit. Kombëtarja e Iranit në futboll do të nisë sfidën e saj në Botërorin e Katarit 2022 më 21 nëntor me një ndeshje kundër Anglisë dhe më pas do të luajë kundër Uellsit dhe Amerikës.