Terrorizmi mediatik një metodë e re e armiqve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133792-terrorizmi_mediatik_një_metodë_e_re_e_armiqve_kundër_iranit
Ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit deklaroi se bota islame ka brenga të përbashkëta në lidhje me kërcënimet kulturore, mediatike dhe fenomenin e islamofobisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 23, 2022 15:45 Europe/Tirane
  • Terrorizmi mediatik një metodë e re e armiqve kundër Iranit

Ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit deklaroi se bota islame ka brenga të përbashkëta në lidhje me kërcënimet kulturore, mediatike dhe fenomenin e islamofobisë.

Muhamed Mahdi Ismaili, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, ditën e shtunë gjatë takimit të 12-të të ministrave të kulturës dhe komunikimeve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll të Turqisë, në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me luftën mediatike të armiqve me botën islame dhe sidomos me Iranin, deklaroi: "Fenomeni i islamofobisë në dy dekadat e kaluara ka krijuar probleme të konsiderueshëm në rrugën e bashkëpunimit kulturor dhe mediatik. Irani për shumë vite me radhë po përballet me kërcënime kulturore dhe së fundi po përballet edhe me një fenomen të ri të quajtur "terrorizmi mediatik". Në ngjarjet e fundit të Iranit, një sistem mediatik i huaj nën drejtimin e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, po bëjnë përpjekje që të realizojnë një qëllim të cilin nuk kanë mundur ta realizojnë nëpërmjet terrorizmit fizik. Prandaj, vetëdijesimi dhe atmosfera e përbashkët e bashkëpunimit të vendeve islame me qëllim të përballjes me kërcënimet dhe terrorizmin mediatik, janë temat kryesore të bisedimeve gjatë takimeve që do të zhvilloj në Stamboll".

Ismaili ka shtuar: "Ministrat e kulturës dhe komunikimeve të vendeve islame në takimin e 12-të të tyre duhet të mendojnë një strategji për të tejkaluar nga situata e kërcënimeve mediatike".

Takimi i 12-të i ministrave për informim të vendeve islame u zhvillua më 21 dhe 22 tetor në Stamboll të Turqisë. Ministrat e kulturës dhe komunikimeve të vendeve islame në samitin e Stambollit kanë theksuar krijimin e një atmosfere të bashkëpunimit të përbashkët për t'u përballur me sulmet kulturore dhe terrorizmin mediatik kundër botës islame.