Stërvitja e luftës elektronike e ushtrisë në Esfahan
Faza e fundit e stërvitjes së luftës elektronike "Mburoja e Hapsirës së Velajetit 1401" do të mbahet në provincën e Esfahanit.
Në provincën e Esfahanit do të mbahet faza finale e stërvitjes së luftës elektronike “Mburoja e Hapsirës së Velajetit 1401”, me praninë e njësive strategjike të luftës elektronike të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Sipas IRNA, në stërvitjen Mburoja e Hapsirës së Velajetit 1401”, njësitë e reagimit të shpejtë të ushtrisë do të përdorin arritjet e tyre më të fundit dhe aftësitë luftarake në këtë zonë strategjike duke zbatuar strategji sulmuese dhe mbrojtëse në fushën e luftës elektronike. Muajin e kaluar u zhvillua stërvitja dyditore e autoritetit të Forcave Tokësore 1401 të Republikës Islamike të Iranit, në datat 15 dhe 16 shtator, me praninë e këmbësorisë, njësisë së mjeteve të blinduar, artilerisë, forcave ajrore, dronëve, inxhinierisë, njësisë së luftës elektronike dhe me mbështetjen e njësisë ajrore të Forcave Ajrore me helikopterë të pajisur me sisteme të shikimit gjatë natës u zhvillua. Stërvitja u mbajt në zonën Nasrabad të Esfahanit. Stërvitja ushtarake dyditore 1401 ishte një mundësi për të testuar edhe një herë fuqinë luftarake dhe performancën e pajisjeve të forcave tokësore të ushtrisë. Stërvitja u shoqërua me testimin e suksesshëm të raketës së përmirësuar Shafaq, testimin e sistemit të vetëmbrojtjes së helikopterëve Havaniroz dhe zbatimin e operacioneve të natës. Operacionet ajrore, operacione raketore me mbështetjen e helikopterëve Havaniroz, testimi i sistemit vetëmbrojtës të helikopterëve Havaniroz dhe raketa e përmirësuar Shafaq, ishin ndër stërvitjet më të rëndësishme të kësaj stërvitjeje.