Në Arak të Iranit zhvillohet panairi profesional i industrive
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134058-në_arak_të_iranit_zhvillohet_panairi_profesional_i_industrive
Panairi i 15-të profesional i industrive u zhvillua në qytetin Arak të Iranit si një prej ngjarjeve më të mëdha ekonomik të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 29, 2022 15:19 Europe/Tirane

Panairi i 15-të profesional i industrive u zhvillua në qytetin Arak të Iranit si një prej ngjarjeve më të mëdha ekonomik të Iranit.

Panairi i 15-të profesional i industrisë në qytetin Arak si ngjarja më e madhe ekonomike e Iranit, u zhvillua nga 25 deri më 28 tetor, me pjesëmarrjen e mbi 200 mysafirëve iranianë dhe të huaj, aktivistëve ekonomik iranianë dhe të huaj, dhe sidomos disa ambasadorëve të shteteve të huaja në Iran.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se në këtë panair industrial kanë marrë pjesë më shumë se 100 njësi prodhuese dhe industriale të mëdha të Iranit dhe shoqatave industriale të cilat kanë prezantuar të arriturat dhe prodhimet e tyre industriale më të reja. Gjithashtu kompanitë me bazë shkencore dhe biznese të ndryshme kanë marrë pjesë në këtë ngjarje ekonomike industriale të Iranit.

Në këtë panair industriale është vërejtur pjesëmarrja e madhe e industrive prodhuese, prodhimet e makinerive industriale dhe të minierave, industrisë së naftës, gazit, petrokimisë, centraleve për prodhimin e energjisë, pajisjeve industriale, teknike dhe inxhinierike, industrisë së hekurudhës, industrive moderne me qasje të zhvillimit dhe mbështetjes së industrive dhe prodhimit të produkteve iraniane dhe eksporteve të prodhimeve të specializuara.