Dështimi i projektit amerikan "Shkatërrimi i Iranit"
Ministria e Informacionit e Iranit dhe Organizata e Inteligjencës e Gardës Revolucionare në një deklaratë të përbashkët njoftuan rolin e Shteteve të Bashkuara në trazirat e fundit të vendit.
Në këtë deklaratë të përbashkët, Ministria e Inteligjencës dhe Organizata e Inteligjencës së Gardës Revolucionare theksuan: Dokumentet e disponueshme të inteligjencës tregojnë se Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Amerikës (C.I.A.) në bashkëpunim me shërbimet spiune aleate, kanë thurur plan për të krijuar kaos dhe për të hedhur bazat për intensifikimin e presionit të huaj ndaj Iranit, por plani dhe programi i tyre është prishur. Sipas informacioneve të disponueshme, CIA në këtë program ka pasur bashkëpunimin e ngushtë të shërbimit informativ të jashtëm britanik, shërbimit të inteligjencës së jashtme sioniste (Mossad), shërbimit të inteligjencës së jashtme saudite dhe disa vendeve të tjera. Dëshmitë dhe përvoja historike tregojnë se qeveria amerikane në dekadat e fundit dhe të paktën në vitet e fundit, ka qenë dhe është një nga mbështetësit kryesorë të trazirave dhe dhunës në rrugë në Iran. Për shembull, pas ndryshimit të sistemit të pagesës së subvencionimit të benzinës dhe korrigjimit të çmimit të saj, i cili u zbatua më 24 nëntor 2018, pati protesta dhe tubime në disa qytete iraniane, pas së cilës autoritetet amerikane pranuan rolin e tyre në nxitjen e kësaj trazire. Brian Hook, shefi i çështjeve të Iranit në Departamentin e Shtetit të ish-administratës amerikane, në një rrëfim të hapur deklaroi: “Duke ofruar mjete komunikimi për rebelët, edhe me ndërprerjen e internetit në Iran, ata mundën të ruanin kanalet e tyre të komunikimit. Zhvillimet dhe trazirat e javëve të fundit në Iran tregojnë gjithashtu se armiqtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë shfrytëzuar çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave si një mundësi për krijimin e kaosi, mosmarrëveshje dhe krijimin e një hendeku në shoqërinë iraniane. Veprimtaria e disa mediave dhe planet e disa qendrave amerikane konfirmon gjithashtu se qeveria e këtij vendi me planifikim të mëparshëm, ka kërkuar të krijojë pakënaqësi në Iran. Për shembull, instituti amerikan "Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive" ose FDD, i cili luan një rol të rëndësishëm në formësimin e politikës së jashtme të Uashingtonit ndaj Iranit, më 23 maj 2022, pra gati katër muaj para trazirave të fundit dhe në një situatë ku vetëm ka pasur disa protesta të shpërndara kundër rritjes së çmimeve në Iran, në një raport të titulluar "Protestat janë në rritje në Iran, administrata e Joe Biden mund të ndihmojë", këshilloi qeverinë dhe zyrtarët amerikanë që t’i marrin seriozisht këto lloj protestash dhe t'i mbështesin ato. Ndërprerja e procesit të bisedimeve të Vjenës, mbështetja e gjerë e protestave, ngritja e çështjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ofrimi i Internetit Starlink për Iranin, ishin ndër rekomandimet e këtij instituti për qeverinë e Uashingtonit, në të cilin kanë vepruar edhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Në deklaratën e fundit të agjencive të inteligjencës së Iranit, përmendet gjithashtu se shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe sioniste për një numër të konsiderueshëm elementësh organizojnë kurse " për trajnimin e trainerëve të luftës së kombinuar " dhe u kanë dhënë atyre misionin për të transferuar mësimin tek të tjerët dhe baza e tyre është që të veprojnë si një organizatë e vetme. Administratori i këtyre kurseve është Departamenti i Shtetit i SHBA-së, e cila për zbatimin e tyre përdor CIA-n dhe të ashtuquajturat institucione joqeveritare dhe think tank. Një fokus tjetër kryesor i lëvizjeve të shërbimeve inteligjente të armikut për të krijuar kaos në Iran, ka qenë përpjekja për të ndikuar tek shtresat e ndryshme të shoqërisë si mësues, punëtorë dhe studentë përmes krijimit të grupeve të rreme dhe të ndotura dhe krijimit të drejtuesve të rremë për abuzimin me këto shtresa. Për shembull, sipas monitorimit të Tëitter, vetëm midis 20 shtatorit dhe 20 tetorit, më shumë se pesëdhjetë mijë përdorues të rinj të gjuhës persiane me identitete të rreme u krijuan në Tëitter për të punuar kundër Republikës Islamike të Iranit. Lidhur me këtë, "Keith Klarenberg", një ekspert anglez në fushën e analizës së rolit të pajisjeve të spiunazhit, në një artikull në faqen e lajmeve-analitike "Cridel" shkruante: "Strategjia kryesore" e psikologëve të punësuar nga "Pentagoni" është për të drejtuar mediat e rreme dhe janë të shumtë ata që prodhojnë përmbajtje në gjuhën perse. Këto aktivitete anti-iraniane zhvillohen në platforma të njohura online si “Tëitter”, “Facebook”, “Instagram”, “YouTube” madje edhe “Telegram”. Autori shton se në disa raste në rrjetet sociale shfaqen “gazetarë dhe ekspertë të rremë” me një numër të madh “followers”( ndjekësish) madje edhe fotot e tyre në profile krijohen me inteligjencë artificiale. Natyrisht, me gjithë këto veprime dhe presione politike, ekonomike dhe mediatike të armiqve të boshtit perëndimor, sionist dhe arab, të udhëhequr nga Amerika, vigjilenca e kombit dhe elitave të komunitetit të inteligjencës iraniane, edhe këtë herë ashtu si në të kaluarën, ka penguar realizimin e qëllimeve të armiqve. Ministria e Inteligjencës dhe Organizata e Inteligjencës IRGC gjithashtu kanë theksuar: "Projekti i Shkatërrimit të Iranit" ishte një dështim i turpshëm; I njëjti projekt që ata zbatuan më parë në Afganistan, Irak, Siri, Jemen dhe Libi. Por në Iranin e fortë ai dështoi tepër rëndë.