Një delegacion parlamentar sirian viziton Iranin
(last modified Mon, 31 Oct 2022 12:00:24 GMT )
Tetor 31, 2022 13:00 Europe/Tirane
  • Një delegacion parlamentar sirian viziton Iranin

Anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Siri-Iran pas mbërritjes në Teheran u mirëpritën nga kreu dhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Iran-Siri.

Republika Islamike e Iranit ka një bashkëpunim strategjik me Sirinë dhe mbështetja e Teheranit për qeverinë legjitime të këtij vendi gjatë krizës siriane dhe në procesin e luftimit të grupeve të ndryshme terroriste është dëshmi e këtij bashkëpunimi. Pas humbjes së ISIS-it, marrëdhëniet mes Sirisë dhe Iranit janë zgjeruar dhe ka perspektiva të qarta për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.  Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, “Haifa Juma”, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Siri-Iran dhe delegacioni shoqërues të dielën në mbrëmje pas mbërritjes në Teheran u mirëpritën nga anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Iran-Sirian. Abbas Golro, anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Iran-Siri, mirëpriti nënkryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Siri-Iran dhe delegacionin që e shoqëronte, si dhe shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e delegacionit parlamentar sirian në Iran. Ai gjithashtu shprehu shpresën se gjatë këtij udhëtimi do të merren vendime të mira për të dy vendet mike. “Fateme Mohammad Beigi”, një tjetër anëtare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Iran-Siri, përshëndeti gjithashtu nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Siri-Iran dhe delegacionin shoqërues dhe tha: Dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimet me mbështetjen e parlamentit dhe qeverisë iraniane dhe  niveli i marrëdhënieve me Sirinë do të zgjerohet edhe më shumë. Haifa Juma, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Siri-Iran, falënderoi përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Miqësisë Iran-Siri për ftesën për të vizituar Iranin dhe uroi që ky udhëtim të çojë në bashkëpunim të mëtejshëm.