Rritet prodhimi i energjisë elektrike në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134162-rritet_prodhimi_i_energjisë_elektrike_në_iran
Termocentrali me cikël të kombinuar Arian 2 në Zanjan, me synimin për të ngritur prodhimin e energjisë elektrike në veriperëndim të Iranit dhe për t'iu përgjigjur rritjes së konsumit të energjisë elektrike, është vënë në punë duke përdorur turbina me gaz të klasës E dhe me një efiçencë prej 54%.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 31, 2022 13:00 Europe/Tirane
  • Rritet prodhimi i energjisë elektrike në Iran

Termocentrali me cikël të kombinuar Arian 2 në Zanjan, me synimin për të ngritur prodhimin e energjisë elektrike në veriperëndim të Iranit dhe për t'iu përgjigjur rritjes së konsumit të energjisë elektrike, është vënë në punë duke përdorur turbina me gaz të klasës E dhe me një efiçencë prej 54%.

Industria e energjisë elektrike e Iranit ka arritur pothuajse mjaftueshmërinë në plotësimin e nevojave të saj dhe përveç furnizimit me energji elektrike të vendit, ajo eksporton energji elektrike edhe në disa vende fqinje. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, termocentrali me cikël të kombinuar Arian 2 Zanjan u ndërtua nga ekspertë të sektorit privat të Iranit pa pasur nevojë për njohuri dhe teknologji të huaj dhe ai përfshin 2 njësi gazi me kapacitet për të prodhuar 366 megavat energji elektrike dhe një njësi me avull prej 180 megavat. Njësia me avull e këtij termocentrali të madh kombëtar do të vihet në funksion vitin e ardhshëm. Me shfrytëzimin e plotë të termocentralit me cikël të kombinuar Arian 2 në Zanjan, direkt dhe indirekt do të hapen vende pune për 240 persona. Më 27 tetor 2022, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ibrahim Raisi vizitoi Zanjanin dhe vizitoi pjesë të ndryshme të planit të madh kombëtar të termocentralit me cikël të kombinuar Ariyan 2 në Zanjan.