Një kapitull i ri në bashkëpunimin ekonomik të Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134178-një_kapitull_i_ri_në_bashkëpunimin_ekonomik_të_iranit_dhe_rusisë
Mbledhja e komisionit të përbashkët e bashkëpunimeve ekonomike të Iranit dhe Rusisë që konsiderohet si ngjarja më e madhe ekonomike e të dy vendeve, po zhvillohet me organizimin e Rusisë.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2022 11:43 Europe/Tirane
  • Një kapitull i ri në bashkëpunimin ekonomik të Iranit dhe Rusisë

Mbledhja e komisionit të përbashkët e bashkëpunimeve ekonomike të Iranit dhe Rusisë që konsiderohet si ngjarja më e madhe ekonomike e të dy vendeve, po zhvillohet me organizimin e Rusisë.  

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se mbledhja e 16-të e komisionit të përbashkët të bashkëpunimeve ekonomike të Iranit dhe Rusisë në mënyrë zyrtare ka filluar nga sot (e hënë) me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve iraniane dhe ruse të këtij komisioni si dhe me pjesëmarrjen e delegacioneve ekonomike.

Xhavad Oxhi, ministri i naftës e kryeson delegacionin e Iranit, dhe Aleksander Novak, zv/kryeministri i Rusisë e kryeson delegacionin e Rusisë, dhe të dy mbajnë kryesojnë komisionin e përbashkët të bashkëpunimeve ekonomike të të dy vendeve.

Ahmed Asadzade, sekretari për çështje ndërkombëtare dhe tregtare në Ministrinë e Naftës së Iranit, në një prononcim për media në Rusi, deklaroi: "Njëkohësisht me organizimin e mbledhjes së komisionit të përbashkët të bashkëpunimeve ekonomike të Iranit dhe Rusisë, janë përkufizuar 10 grupe punuese dhe janë duke u diskutuar dy dokumente kryesore. Dokumenti i protokollit dhe dokumenti i planit të rrugës gjithashtu janë duke u diskutuar nga delegacionit ku janë shtruar për bisedime të gjitha çështjet dhe planet e përbashkëta të bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë me të gjitha detajet përkatëse në mënyrë që me një qëllim të caktuar, të punohet për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike".

Ahmed Asadzade shtoi: "Tema e marrëveshjes për SWIFT mes Iranit dhe Rusisë gjithashtu është një prej temave të rëndësishme që diskutohet dhe shqyrtohet në komisionin e përbashkët të bashkëpunimeve mes të dy vendeve në Rusi".