Irani vendi i tretë në botë në prodhimin e shegës
(last modified Thu, 03 Nov 2022 14:25:59 GMT )
Nëntor 03, 2022 15:25 Europe/Tirane
  • Irani vendi i tretë në botë në prodhimin e shegës

Zv/ministri i bujqësisë së Iranit deklaroi se Irani pas Indisë dhe Kinës është vendi i tretë në botë për prodhimin e shegës.

Festivali i parë kombëtar për prodhimin dhe eksportin e shegës ka filluar ditën e mërkurë në qytetin Save të provincës Markazi të Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Mahdi Borumandi, zv/ministri i bujqësisë së Iranit, në festivalin e parë kombëtar për prodhimin dhe eksportin e shegës në qytetin Save, duke thënë se qyteti Save është një prej qendrave të mëdha për prodhimin e shegës në Iran, deklaroi: "Sipërfaqja e mbjell me shegë në Iran përfshinë një hapësirë rreth 90 mijë hektarë tokë që 11 mijë hektarë prej tyre ndodhen vetëm në qytetin Save dhe për çdo vit prodhohen rreth 1.3 milion tonelata shegë në Iran nga gjithsej 6.5 milionë tonelata të prodhimit të shegës në botë, mirëpo më pak se 20 mijë tonelata eksportohen në vendet e tjera".

Borumandi duke thënë se Republika Islamike e Irani pas Indisë dhe Kinës mban pozitën e tretë në botë për prodhimin e shegës, deklaroi: "Mesatarja e prodhimit të shegës në Iran është rreth 15 tonë për hektar ndërsa kjo mesatare në botë është 13 ton për hektar".

Tags