Kanani thekson neutralitetin e Iranit ndaj luftës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134368-kanani_thekson_neutralitetin_e_iranit_ndaj_luftës_në_ukrainë
Në përgjigje të deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: Deklaratat emocionale dhe akuzat e pabazuara nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2022 05:59 Europe/Tirane
  • Kanani thekson neutralitetin e Iranit ndaj luftës në Ukrainë

Në përgjigje të deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: Deklaratat emocionale dhe akuzat e pabazuara nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të enjten në mbrëmje këshilloi palën ukrainase të jetë realiste dhe shtoi: Në vend që të projektojnë akuza të rreme kundër Republikës Islamike të Iranit, autoritetet e këtij vendi duhet t'i përgjigjen propozimeve konstruktive të Teheranit për të mbajtur një takim dypalësh teknik dhe ekspert për të trajtuar dokumentacionin e pretendimeve të tyre. Duke iu referuar përpjekjeve diplomatike të Republikës Islamike të Iranit për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë që nga fillimi i krizës në këtë vend, Kanani edhe një herë mohoi me forcë dërgimin e armëve dhe pajisjeve për t'u përdorur në luftën në Ukrainë dhe theksoi përsëri gatishmërinë e Teheranit për të ndihmuar në ndalimin e Luftës. Pavarësisht se në mëngjre të përsëritur Irani ka mohuar akuzat për dërgimin e dronëve dhe armëve në Rusi për përdorim në luftën e Ukrainës, Ministri i Jashtëm i Ukrainës përsëriti këtë pretendim dhe kërcënoi Iranin me një përgjigje "brutale".