Marshi madhështor i 13 Abanit në Iran Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134376-marshi_madhështor_i_13_abanit_në_iran_islamik
Marshi i 13 Abanit nisi me praninë e studentëve, nxënësve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, përpara ish-folesë së spiunazhit amerikan në Teheran dhe njëkohësisht në 900 qytete të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 04, 2022 12:21 Europe/Tirane
  • Marshi madhështor i 13 Abanit në Iran Islamik

Marshi i 13 Abanit nisi me praninë e studentëve, nxënësve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, përpara ish-folesë së spiunazhit amerikan në Teheran dhe njëkohësisht në 900 qytete të vendit.

Dyzet e tre vjet më parë në këtë ditë (13 Aban 1358 hixhri - 4 nëntor 1979), studentët iranianë pushtuan folenë e spiunazhit amerikan (Ambasada) në Teheran në shenjë proteste ndaj komploteve të shumta të Amerikës kundër Revolucionit Islamik të Iranit. 13 Abani është një kujtesë e tre ngjarjeve të rëndësishme në tri periudha kritike në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit. Këto tre ngjarje të rëndësishme janë: "përvjetori i mërgimit të Imam Khomeinit (RA) në Turqi (13 Aban 1343 hixhri - 4 nëntor 1964)", "Vrasja e studentëve nga regjimi Pahlavi (13 Aban 1357 - 4 nëntor, 1978 - Dita e Studentit)" dhe "lëvizja revolucionare e kapjes së folesë së spiunazhit amerikan në Teheran nga studentët e linjës së Imam Khomeinit (RA), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit (13 Aban 1358 - 4 nëntor, 1979)”. Secila nga këto është një pikë kthese në procesin e përballjes së  kombit iranian me arrogancën. Sipas  agjencisë së lajmeve Iran Press, në këtë ceremoni kundër arrogancës të pranishmit shprehën neverinë e tyre ndaj politikave armiqësore dhe arrogante të regjimit imperialist dhe Amerikës kriminale, duke brohoritur parullat “Vdekje Amerikës”. Në Teheran dhe 900 qytete ku u mbajt ky marshim, njerëzit lëvizën drejt vendeve të takimit për faljen e xhumasë. Koincidenca e marshimit të këtij viti me ditën e 7-të të martirizimit të disa qytetarëve iranianë në sulmin terrorist në xhaminë Shahcheragh në Shiraz, e ka shtuar edhe më shumë rëndësinë kësaj ngjarjeje. Në Teheran, kjo ceremoni u mbajt përballë ish-strofës së spiunazhit amerikan në rrugën Taleghani, ndërsa folësi kryesor i kësaj ceremonie ishte presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi.