Rezoluta përfundimtare e marshimit mbarëkombëtar të 13 Abanit
(last modified Fri, 04 Nov 2022 11:21:21 GMT )
Nëntor 04, 2022 12:21 Europe/Tirane
  • Rezoluta përfundimtare e marshimit mbarëkombëtar të 13 Abanit

Pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit theksuan përballjen e vazhdueshme me rebelimet dhe përçarjet.

Sot (e premte), 13 Aban (4 nëntor 2022) është dita kombëtare e "Luftimit të Arrogancës Globale" në Republikën Islamike të Iranit. Pjesëmarrësit e marshimit të 13 abanit, në rezolutën përfundimtare të kësaj ngjarjeje, deklaruan mbështetjen e tyre për veprimet revolucionare të parlamentit, qeverisë dhe gjyqësorit dhe këmbëngulën në përballjen e vazhdueshme me rebelimet dhe trazirat dhe kërkuan nga autoritetet që të përcaktojnë vijat e protestuesve dhe të jepin zgjidhje ligjore për të shprehur kritikat. Në rezolutën përfundimtare të marshimit mbarëkombëtar në Ditën e 13 Abanit, në përkujtim të kujtimit të dëshmorëve të shtypur të sulmit të fundit terrorist në faltoren e shenjtë të Hazretit Ahmed Ibn Musa (as) në Shiraz, thuhet: Ky krim i shëmtuar dhe heshtja e pretenduesve të të drejtave të njeriut janë dëshmi e thellësisë së urrejtjes të boshtit të së keqes me në krye tiranin e madh Amerikën dhe është shenjë e dorës së armikut dhe agjentëve të tij tradhtarë, injorantë dhe të harruar, që i janë kundërvënë  kombit të Iranit Islamik. Në këtë deklaratë thuhet: Pjesëmarrësit në marshimin e 13 Abanit, duke qenë të vetëdijshëm për kryengritjen e arrogancës globale, i dinë shumë mirë planet e shërbimeve të spiunazhit të Amerikës, Anglisë dhe regjimit sionist fëmijëvrasës, të cilët me ndihmën e aristokracisë primitive të Al-Saud-it dhe aristokracisë supersticioze britanike, me një luftë kibernetike të paprecedentë dhe gjakderdhje të tmerrshme, me sytë dhe veshët e mbyllur të botës virtuale dhe me ndihmën e disa personazheve anonimë, agjentë dhe mercenarë që dështuan në trazirat e fundit, nuk do të heqin dorë nga të rinjtë e këtij vendi, prandaj nga familjarët, trajnerët, mësuesit dhe profesorët e shkolluar dhe zyrtarët e kulturës të vendit kërkohet që duke ruajtur vigjilencën, komunikimin dhe bisedën me brezin e ri, të fokusohen në shpjegimin e fakteve dhe neutralizimin e planit të armiqve. Pjesëmarrësit e marshimit të 13 Abanit vlerësuan studentët dhe profesorët, pionierët e hapit të dytë të Revolucionit Islamik, të cilët me inteligjencë dhe njohur, të vendosur dhe të patundur, me rezistencë të ndërgjegjshme dhe detyrë të përgjegjshme, u ngritën kundër elementëve vandalë dhe përçarës.

Tags