Amir Abdulahjan: Nuk qëndrojmë indiferent nëse Rusia ka përdorur dronë iranian
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se nëse vërtetohet për Republikën Islamike të Iranit se Rusia ka përdorur dronët iranianë në luftën e Ukrainës, atëherë me patjetër nuk do të qëndrojë indiferent.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke theksuar se qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, është ndërprerja e luftës dhe kthimi i të dy palëve në negociata, deklaroi: "Kjo zhurmë që bëjnë disa shtete perëndimore që pretendojnë se Republika Islamike e Iranit ka vendosur raketa dhe dronë në dispozicion të Rusisë për të ndihmuar atë në luftën e Ukrainës, ajo që flitet në lidhe me raketat e Iranit është tërësisht e pavërtetë ndërsa disa çështje në lidhje me dronët janë të vërteta".
Amira Abdulahjan duke thënë se Irani një numër të caktuar të dronëve disa muaj para fillimit të luftës në Ukrainë, e ka vendosur në dispozicion të Rusisë, deklaroi: "Me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës është rënë dakord që çfarëdo lloje dëshmie dhe dokumenti që ka në dispozicion në lidhje me këtë se Rusia ka përdorur dronët iranian në luftën e Ukrainës, t'i vendos ato dëshmi në dispozicion të Republikës Islamike të Iranit. Irani dhe Ukraina një vendim të tillë e kishin marrë dy javë më parë t'u takuar në një prej shteteve evropiane dhe në bazë të kësaj delegacion i mbrojtjes dhe politik i Iranit ka shkuar në atë vend evropian, mirëpo për fat të keq para ukrainase nuk kishte shkuar për zhvillimin e një takimi të tillë".
Amir Abdulahjan në lidhje me këtë se për çfarë arsye delegacioni ukrainas nuk kishte në këtë takim, tha: "Amerika dhe disa shtete evropiane dhe në mënyrë të veçantë Gjermania kishin kërkuar nga Ukraina që të mos marrë pjesë në këtë takim dhe kanë thënë se në kohën kur ne dëshirojmë të vendosim sanksione kundër Iranit për shkak të dhënies së dronëve Rusisë, ju dëshironi të uleni në një tryezë me iranianët në një vend evropian dhe të pini kafe bashkë!".