IRGC lëshon me sukses transportuesin suborbital Kaem 100
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134426-irgc_lëshon_me_sukses_transportuesin_suborbital_kaem_100
Forcat Hapësinore të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) lëshuan me sukses transportuesin suborbital me karburant të ngurtë me tre faza i quajtur Kaem 100.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2022 19:51 Europe/Tirane
  • IRGC lëshon me sukses transportuesin suborbital Kaem 100

Forcat Hapësinore të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) lëshuan me sukses transportuesin suborbital me karburant të ngurtë me tre faza i quajtur Kaem 100.

Kaem 100, transportuesi i parë i këtij lloji i prodhuar nga shkencëtarët iranianë, është i aftë të transportojë satelitë me peshë deri në 80 kilogramë në orbitë 500 kilometra nga sipërfaqja e tokës. Motori i fazës së parë me karburant të ngurtë i mjetit lëshues, i cili iu nënshtrua testeve tokësore në fillim të këtij viti, të shtunën përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë në hapësirë. Kjo do të thotë, sipas zyrtarëve të IRGC-së, se Kaem 100 tani është gati që në të ardhmen e afërt të lëshojë në orbitë satelitin Nahid, një satelit i prodhuar nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Iranit. Gjeneral brigade Amir-Ali Haxhizadeh, komandanti i Divizionit të Forcave Hapësinore të IRGC-së dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë, mbikëqyrën testimin e fluturimit të transportuesit satelitor. Duke folur në margjinat e ceremonisë, Haxhizadeh tha se vendet arrogante, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po bëjnë gjithçka që munden për të penguar përparimin e Iranit, sepse "ata nuk mund të durojnë arritjet mbresëlënëse të Republikës Islamike të Iranit". Komandanti i Divizionit të Forcave Hapësinore të IRGC-së theksoi se të rinjtë iranianë janë duke kapërcyer sanksionet "më të rënda" në histori për të arritur suksese kaq të mëdha. Irani do të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe të posedimit të teknologjive moderne, këmbënguli komandanti i IRGC.