Irani prezanton raketën "Sajad B4"
Raketa "Sajad B4" është prezantuar nga forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen eksporteve dhe specialistëve të industrisë së mbrojtjes së Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se raketa "Sajad B4" u prezantua sot në mëngjes gjatë një ceremonie në prani të gjeneral Muhamedreza Ashtjani, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjeneral Alireza Sabahifard, komandanti i forcave të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së Iranit, si dhe një grup të ekspertëve dhe specialistëve të industrisë së mbrojtjes së Iranit.
Testimi i sistemit raketor të avancuar "Bavar 373" kundër objektivave të largëta stabile me raketa me rreze të larta veprimi "Sajad B4" është zhvilluar është kaluar me sukses. Në këtë testim, sistemi i radarit të avancuar "Bavar 373" ka zbuluar një objektiv të largët stabile me rreze veprimi mbi 450 kilometra dhe e ka gjurmuar atë në një distancë rreth 405 km, ndërsa në distancën 300 km e ka goditur me raketë dhe e ka shkatërruar tërësisht objektivin. Raketa me rreze veprimi të larta "Sajad B4" funksionon me lëndë djegëse të ngrira dhe të kombinuara dhe për herë të parë i është nënshtruar vlerësimit të plotë operativ. Rrezet e veprimit të radarit për zbulim të sistemit "Bavar 373" janë avancuar dhe ngritur nga 350 km në 450 km dhe rrezet e veprimit të radarit për konflikt të këtij sistemi janë ngritur nga 360 km në 400 km. Ndërkohë rrezja e veprimit të raketës së këtij sistemi është ngritur nga 200 km në 300 km dhe lartësia e konfliktit është ngritur nga 27 km në 32 km.