Shtetasi iranian Hamid Nuri po torturohet në burgjet e Suedisë
Djali i Hamid Nuri, shtetasit iranian të burgosur në Suedi, deklaroi se babai i tij po torturohet në burgjet e Suedisë.
Shtetasi iranian Hamid Nuri më 9 nëntor të vitit 2019, pas hyrjes në Suedi ku kishte shkuar për zgjidhjen e një mosmarrëveshje familjare, ishte arrestuar nga forcat e sigurisë së Suedisë dhe tani ka 32 muaj që po mbahet në burgun e këtij vendi.
Hamid Nuri nga Prokuroria e Suedisë është akuzuar për ngjarjet pretenduese rreth 34 vite më parë në Iran dhe paditësit e kësaj dosje kryesisht janë anëtar të grupit terrorist MEK.
Gjykata e Suedisë duke u bazuar në akuzat e paraqitur nga grupi terrorist MEK, më 14 janar ka dënuar Hamid Nuri me burgim të përjetshëm.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Nuri i biri i Hamid Nuri, ka deklaruar: "Jemi të shqetësuar për kushtet shëndetësore dhe psikologjike të babait në burgun e Suedisë, për arsye se ai ka tre vite që po mbahet i izoluar në qeli dhe por torturohet në burg. Autoritetet e burgut të Suedisë pa marrë parasysh vendimin e gjykatësit, kanë vendosur kufizime çnjerëzore ndaj Hamid Nuri dhe babai im akoma po mbahet i izoluar në qeli dhe nuk po i lejohet takimi ose kontakti me familjarët. Torturat ndaj babait tim në burg janë bërë shkak që ai të jetë në një gjendje fizike shumë të keqe dhe tani i janë dobësuar sytë në masë të madhe i janë dëmtuar shqisat e dëgjimit për shkak të rrahjes dhe keqtrajtimit fizik".