Irevani: ANEA duhet të qëndrojë jashtë kontrollit të fuqive botërore
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi se ANEA duhet të qëndrojë jashtë kontrollit të fuqive botërore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka theksuar se nuk ekziston asnjë problem në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve për mbikëqyrjen e sigurisë nga ana e Iranit dhe kjo çështje është konfirmuar edhe në raportin e fundit të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së.
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB tha: "Detyra e ANEA për konfirmimin e vërtetësisë dhe madje edhe shqetësimet për mospërhapjen e armëve bërthamore nuk duhet të bëhen pengesë në rrugën e shfrytëzimit të energjisë atomike për qëllime paqësore si e drejtë legjitime e vendeve anëtare të ANEA-s".
Ky diplomat iranian duke vë në dukje daljen e paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen përsëri të sanksioneve të paligjshme, deklaroi: "Irani ka respektuar zotimet e veta dhe në rast të zbatimit të plotë dhe efikas të zotimeve nga palët e tjera në marrëveshjen bërthamore, atëherë edhe Irani do ta zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore".
Amir Sa'id Irevani gjithashtu duke vë në dukje bashkëpunimin e afërt të Iranit dhe ANEA që në mesin e të gjithë anëtarëve ka nivelin më të gjerë të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit, theksoi: "Nuk ekziston kurrfarë problemi në fushën e zbatimit të marrëveshjeve për mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e sigurisë nga ana e Iranit dhe kjo çështje është konfirmuar edhe në raportin e fundit të drejtorit të përgjithshëm të ANEA".
Në këtë kuadër, delegacioni teknik i Iranit ka shkuar në Vjenë të Austrisë për t'iu përgjigjur pyetjeve të ANEA-s. Ambasadori i Iranit në OKB ka thënë se paanshmëria, pavarësia dhe profesionalizmi i ANEA nuk duhet të dëmtohet ose njolloset në asnjë mënyrë dhe kjo agjenci duhet të qëndrojë jashtë kontrollit të fuqive hegjemoniste në mënyrë që të gjithë do të mund të shfrytëzojnë ndihmat teknike dhe mbështetjen e ANEA-s për zhvillimin e programeve paqësore atomike.
Ai duke vë në dukje sulmet destruktive të regjimit sionist në objektet atomike dhe vrasjen qyqare të shkencëtarëve atomik të Iranit me të atentateve terroriste, ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare sidomos nga OKB që të dënojë këto krime.