Irani zhvillon raketën hipersonike për t'u përballur me sistemet mbrojtëse të avancuara
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar se këto forca kanë zhvilluar sistemin e raketave hipersonike për të kaluar nëpër sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore dhe theksoi: "Ky lloj i raketës vë në shënjestër sistemet kryesisht sistemet anti-raketore të armikut dhe ky zhvillim konsiderohet një hap i madh në aspektin e gjeneratave të raketave në këtë drejtim".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade sot gjatë ceremonisë së 11 vjetorit të martirizimit të Taharani Moghadam dhe në një prononcim për gazetar, ka thënë: "Kjo raketë ka një shpejtësi të lartë dhe ajo mund të manovrojë edhe në hapësirë edhe jashtë saj. Një çështje e rëndësishme dhe e dalluar e kësaj teknologjie është kjo që ky lloj i raketave godet çfarëdo objektivi që kemi zgjedhur, sidomos sistemet e mbrojtjes raketore të armikut dhe ky është një sukses i madh dhe një hap i madh në zhvillimin e gjeneratave të raketave dhe ky sukses do t'i shtohet sigurisë së vendit. Ky lloj i ri i raketave kalon nëpër të gjitha sistemet e mbrojtjes raketore dhe është shumë larg që edhe pas dhjetëra viteve të zhvillohet ndonjë teknologji e cila do të mund të përballet me këtë lloj të raketave. Shkencëtarët dhe specialistët iranianë po punojnë me sukses edhe në sfera të ndryshme të teknologjisë së dronëve, teknologjisë hapësinore, mbrojtjes kundërajrore dhe elektronike si dhe në sektorë të tjerë të forcave të armatosura dhe populli iranian në të ardhmen e afërt do të jetë dëshmitar i sukseseve të mëdha në këtë drejtim".
Vlen të theksohet se raketat hipersonike njihen për kapacitetin e tyre të lartë për manovrim gjatë kohës së lëvizjes. Ky lloj i raketave shumë shpejtë mund të ndryshojnë rrugën e vet dhe shumë vështirë është të parashikohet lëvizja e tyre.